Thaçi takon Papen, qe çka kërkoi nga ai

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në nji audiencë private asht pritë nga Ati i Shejtë, Papa Francesco, në Selinë e Shejtë në Vatikan.

Në takimin me Atin e Shenjtë, i cili ka zgjatë ma shumë se gjysë ore, presidenti Thaçi ka thanë se vlerat që përfaqëson Selia e Shejtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera, për të cilat asht tue u angazhue edhe Kosova.

Në takim me Papa Francescon, Presidenti Thaçi ka thanë se Kosova asht shembull në Rajon dhe më gjanë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike.

Gjithashtu, ai asht shprehë i gëzuem që po bahet shejtërimi i Nanës Tereze, e cila asht mishërim i vlerave universale.

Në fund të takimit, Presidenti Thaçi e ka falënderue Atin e Shejtë edhe për përkrahjen që Vatikani i ka dhanë gjithnji popullit të Kosovës.

Presidenti i ka dorëzue Atit të Shejtë edhe ftesën që me vizitue Kosovën në nji të ardhme të afërt si dhe i shprehu dëshirën që Selia e Shejtë me njoftë shtetin e Kosovës sa ma parë.

Papa1