Thaçi: Të pagjetunit, nji nga plagët ma të randa që na ka lanë lufta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se të pagjetunit mbesin nji nga plagët ma të randa që ka lanë lufta në Kosovë, ndërsa zgjidhja e fatit tyne asht nji nga detyrat më urgjente dhe ma të randësishme për të gjithë.

Lufta ka lanë shumë plagë, por ajo e të pagjetunve asht ndër ma të randat, ka deklarue Thaçi, i cili shtoi se kjo çashtje rëndon familjet e të të pagjetunve por edhe tanë shoqninë, marrëdhaniet mes komuniteteve, por edhe gjasat për nji të ardhme ma të mirë.

“Asht nevojë urgjente, detyrë humanitare, obligim i të gjithëve që sa ma parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjetunve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyne etnike”, deklaron Thaçi.

I pari i vendit thekson se, nuk kalon ditë që nuk i kujtojmë të pagjetunit.

Ai shton se janë mu këto dhimbje që i ka shkaktue lufta motivi ynë që me punue që mos me lejue që të përsëritet lufta, por gjithmonë me pasë paqe, pajtim dhe bashkëpunim mes tana komuniteteve.