Thaçi tronditet prej sulmeve në Bruksel

Mbas sulmeve në Bruksel të ndodhuna pak minuta ma parë, përmes rrjeteve sociale kanë reagu udhëheqësit botnorë.

Njani prej tyne asht edhe Presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në Twitter shkroi: “Lajme tronditëse vijnë sot nga Brukseli. Ngushëllimet të mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave”.

Përveç tij, në Twitter shqetësime dhe përkrahje kanë shpreh edhe liderë të tjerë, si janë: David Cameron, Dalia Grybauskaite, Edgars Rinkevics, Violeta Bulc, Presidenti Gjerogjisë, etj.