Thaçi urohet edhe nga Madeleine Albright

Albright

Presidenti i zgjedhun, Hashim Thaçi përmes nji postimi në Facebook ka ba të ditur se asht urue nga ish- Sekretarja e Shtetit amerikan, Madeleine Albright, për postin e Presidentit.
Sapo mora një urim edhe nga ish-Sekretarja e Shtetit, zonja Albright. I thash mikes së Kosovës se demokracia vibrante e Republikës sonë është edhe rezultat i punës së saj shumëvjeçare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jam krenar për përkrahjen amerikane ndaj Kosovës që tejkalon partitë politike në Amerikë dhe ka rrënjë në punën e palodhshme të miqve si zonja Albright. HTH”, shkruejti Thaçi.