Thaçi uron Kosovën, i gëzohet mbajtjes së simboleve në fanella

sputnik kosova

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi napermjet nji statusi ne Facebook ka urue Kombetaren e Kosoves per ndeshjen qe ka me zhvillue mbas pak minutave kunder Ishujve Faroe, transmeton Rrokum.TV

Statusi i plote i Hashim Thaçit:

I uroj fitore përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, që njëherësh do të jetë përballja e parë zyrtare ndërkombëtare pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ku djemtë tanë do t’i mbajnë simbolet shtetërore në fanellat e tyre dhe do të intonohet himni i Kosovës.
Jam i bindur se bashkatdhetarët tanë të panumërt në Frankfurt do të jenë sonte lojtari i dymbëdhjetë i përfaqësueses sonë. HTH