Thaçi uron për Ramazanin: Të forcohen dashnia dhe respekti mes njerëzve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes nji statusi në Facebook ka urue tanë qytetarët për fillimin e Muejit të Shejtë të Ramazanit.

Ky asht statusi i plotë:

Qytetarë të dashur të besimit islam,
Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.
Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. HTH.