Thaçi uron Presidentin amerikan Donald Trump

“Në emen të popullit dhe institucioneve të Kosovës i uroj presidentit të zgjedhun amerikan, Donald Trump, fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe mandat të suksesshëm në realizimin e prioriteteve të popullit amerikan”, e ka urue Thaçi homologun e tij.

Thaçi thotë se tue qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkueme të Amerikës në arenën ndërkombëtare, asht i bindun se presidenti i zgjedhun, me përgjegjësinë ma të naltë, ka me i adresu sfidat e shumta në nivel global.

“Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë asht bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkrue ai.