Thaçi uron Veselin. Qe çka thotë për PDK’n!

thaciveseli

Ish Kryetari i PDK’s, Hashim Thaçi, përmes nji shkrimi në faqen e tij e ka urue Kadri Veselin për postin e ri në PDK.

Ai ka thanë se beson që Veseli dhe lidershipi i PDK’s kanë me i forcue edhe ma shumë institucionet e Kosovës.

“Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e nji kapitulli të ri”- ka shkrue mes tjerash Presidenti Thaçi.

Thaçi po ashtu ka shkrue se asht i kënaqun me tranzicionin e PDK’s.

Ky asht shkrimi i plotë:

Kam udhëqur me krenari PDK-në mbi 16 vite para se të bëhem President i Republikës.
Sot ndihem shumë mirë kur shoh tranzicionin e suksesshëm në lidershipin e PDK.

Kryetarit të ri z Kadri Veseli i uroj zgjedhjen në një proces transparent.

Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndër-partiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE.

Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri.