Thaçi: Vendimi për pronën e Kishes n’Deçan asht i bazuem n’Kushtetutë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentue vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhun me pronësinë e Kishës në Deçan.

Ai përmes nji statusi në rrjetin social Facebook, ka shkrue se vendimi asht i bazuem në Kushtetutën e Kosovës dhe se prona asht e patjetërsueshme.

Statusi i Thaçit:

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutë të Shtetit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdo qoftë ajo”, ka shkruar Thaçi në Facebook.