Ky asht vendi i parë qe ka me vizitue Thaçi si President

taciaeroplan

Presidenti Hashim Thaçi gjatë muejit pritet me zhvillue nji vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Klan Kosova merr vesh se gjatë qendrimit atje, lideri kosovar do të takohet me Joe Biden, zavendësin e presidentit amerikan, Barack Obama.

Kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë zyrtare që kur e mori edhe zyrtarisht postin e të parit të vendit gjatë ceremonisë së inaugurimit që u mbajt më 8 Prill në Prishtinë.

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi në kohën sa sherbente si kryeministër i vendit u pat takue me zavendëspresidentin amerikan, Joe Biden po ashtu gjatë nji vizite zyrtare të realizueme n’Amerikë në Qershor të vitit 2013.