Thaçi: Zymberi dha shembullin ma të mirë se qysh mbrohet Kosova

hashim-thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtue edhe sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në detyrë gjatë nji akcioni në veri të Kosovës në vitin 2011, me urdhën të Thaçit sa ishte kryeministër.

Thaçi konsideron se, Zymberi ra heroikisht dhe tash kujtohet me krenari tue nderue sakrificën e tij.

Statusi i plotë i Thaçit:

Pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit.

Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit.

Çdoherë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës. HTH