Thaçin nuk ka me ‘ngucë’ Interpoli derisa asht President

Branislav Pavlovic, kreu i Interpolit në Bosnje dhe Hercegovinë, tha se Hashim Thaçi nuk ka me u arrestue për sa kohë asht President i Kosovës. Kështu kanë komentue edhe krnat e Interpolit në Lyon.

Urdhën-arrestimi për Hashim Thaçin asht lëshue para 10 viteve, por tash nuk ka me u “prekë” Presidenti, derisa asht në postin e kreut të shtetit të Kosovës, ka thanë Pavlovic në nji intervistë për TV N1.

“Kjo nuk do me thanë se vendimi asht anulue, mirëpo ëasht vendosë se, përderisa personi në fjalë asht në detyrë dhe me imunitet, nuk ka me u arrestue. Urdhën-arresti vetëm asht pezullue”, ka thanë kreu i Interpolit në Bosnje, shkruen Telegraf.rs.