The Economist: Lista e sulmeve 15 vjeçare të terroristëve

sulmet bota

The Economist ka përgaditë nji tabelë, e cila perfshinë periudhën nga 11 Shtatori 2001 deri më 22 Mars 2016, në të cilën shihen vendet ma të prekuna europiane nga sulmet terroriste.

Simbas tabelës, pjesa dërmuese e sulmeve janë shkaktu nga xhihadistët dhe nga “të tjerët”, si asht rasti i Breivikut të Norvegjisë i vitit 2011.

Mbas arrestit javën e kalueme të Salah Abdeslam, i dyshuemi kryesor i sulmeve të Parisit ku u vranë 130 njerëz në Nandor të vitit të kaluem, ekzistonin arsye për frigë që terroristët e tjerë islamikë të kryejnë shpejt ndonji akcion.

Ministri i Mbrendshëm belg, Jan Jambon, tha më 21 Mars se ndalimi i nji celule terroriste “mund t’i shtyjë të tjerët n’akcion”, shkruen The Economist.

Nji faktor kyç për luftimin e këtij fenomeni asht që të fitohet besimi i komuniteteve lokale.

Aty ku ka besim dhe bashkëpunim me policinë, shërbimet inteligjente mund të jenë efektive në parandalimin e sulmeve.

Për shembull, në Britaninë e Madhe zyrtarët thonë se shumë incidente terroriste janë parandalu gjatë viteve të kalueme, sepse zyrtarët kanë marrë informata me kohë nga komunitetet pakicë.

Simbas The Economist, problemi në Belgjikë asht se policia dhe autoritetet e tjera nuk janë në gjendje të mbledhin informata të mjaftueshme.

Posaçërisht, kjo asht evidente në disa zona të Brukselit, si për shembull në Molenbeek, e cila asht e popullueme me emigrantë nga Afrika e veriut dhe nga Lindja e Mesme./republika.info/