“The Economist”: Trumpi president. 10 rreziqet kryesore për botën!

“Nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA’ve, ky do të jetë nji nga 10 rreziqet kryesore me të cilat do të përballet bota”.

Kështu shkruhet në nji studim të Njisisë së Inteligjencës, organ i prestigjozes “The Economist”.

Simbas kësaj kompanie, që merret me studime, Trump mund të trazojë ekonominë globale dhe të shtojë rreziqet politike e të sigurisë në SHBA.

Studimi thotë se, ka pak mundësi që ai të mposhtë Hillary Clintonin në zgjedhje, e cila nga studimi konsiderohet tashma si kandidatja zyrtare demokrate për presidencën.

Në listën e përpilueme nga Njisia e Inteligjencës, zgjedhja e Trumpit president perban nji rrezik të barabartë me largimin e Britanisë së Madhe nga BE apo nji përplasje të armatosun në detin e Kinës jugore.

Rreziqe ma të mëdha janë ngadalësimi i fortë ekonomik i Kinës dhe ndërhymja e Rusisë n’Ukrainë dhe Siri, që i hapin rrugën nji lufte të re të ftohtë.

“Trump ka dhanë shumë pak detaje për politikat e tij dhe këto i ndryshon vazhdimisht.

Ai ka qenë shumë armiqësor ndaj tregtisë së lirë, sidomos paktit NAFTA dhe e ka cilësu vazhdimisht Kinën si nji manipuluese të valutës”, shkruhet në studimin e vlerësimit të rrezikut global, ku Trumpi president barazohet gjithashtu me rrezikun në rritje të terrorizmit ndaj ekonomisë globale.

“The Economist” i vlerëson rreziqet në nji shkallë nga 1 në 25 dhe Trump asht në nivelin 12″. /albeu.com/