The Foreign Policy Initiative: 5 vjet të katastrofës n’Siri

E Marta e kalueme shenoi 5-vjetorin e kryengritjes kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Edhe pse revolucioni filloi me protesta paqësore në mbanë vendin, tashma konflikti asht i shumanshëm që e ka lanë vendin në gërmadha dhe rajonin në kaos, shkruen The Foreign Policy Initiative (FPI) në nji analizë dediku këtij konflikti.

Në nji njoftim të papritun të Hanën, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhnoi pjesën kryesore të forcave të ushtrisë së vendit të tij që të tërhiqet nga Siria.
Simbas Institutit për Studimin e Luftës (në anglisht: ISW), para intervenimit rus në Shtator të vitit 2015, regjimi i Damaskut ishte thueja në kolaps.

Sot, Assadi, sikur i ka arritë disa objektiva ushtarake të tij, tue përfshi edhe rrethimin dhe izolimin e qytetit Aleppo. /republika.info/