“The Guardian”: Asnji lider nuk ka nji zyrë me piktura si Edi Rama!

Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtue nji artikull kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama ku nxjerr në pah dimensionin e tij si artist dhe përdorimin e artit si instrument ndryshimi në politikë.

“Infrastruktura asht në nivele bazike, korrupcioni asht endemik, por njeriu ma i fuqishëm në vend gjen ende kohë për me vizatue në ditarin e tij kryeministror, dhe ka qenë i pranishëm në nji nga galeritë kryesore të botës”, shkruen gazeta.

Ma tej gazetari citon kreun e qeverisë i cili gjatë nji takimi në Tiranë i kishte thanë: “Nëse arti s’mundet me ba politikën ma të shëndetshme, politika me marrëzinë e saj mund ta ba artin edhe ma të mirë”.

 

gardian-12

 

3-gardian