The Guardian: Kjo asht strategjia e ISIS për kaos n’Europë

brukseli

Më 4 Nandor 2015, 9 ditë para atentateve që shkaktuen vdekjen e 130 personave në Paris, liderë të ndryshëm të Shtetit Islamik ishin thirrë në qytetin Tabqah të Sirisë për të vendos “rreth hapit t’ardhshëm të organizimit të tyne”.

Ata kishin vendos që të shkaktojnë kaos n’Europë, tue riaktivizu celulat e tyne, shkruen “The Guardian”.

Simbas The Guardian, e cila citon militantët e ISIS që kishin pasë qasje në debatin e këtij takimi, Belgjika ishte cilësu si nji objektiv “i lehtë”, në krahasim me Mbretninë e Bashkueme, për të cilin vend kishin thanë se asht ma i vështiri për t’ju qasë.

Vende të tjera për sulm të mundshëm ishin përmend edhe Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Megjithatë, ata ishin fokusu posaçërisht në zemër t’Europës.

Në takimin e mbajtun në Tabqah, ishte fol jo vetëm për objektivat e lehtë, por po ashtu edhe “për shoqnitë që do të mbaronin para strategjisë së terrorit”.

Mbi të gjitha, kishin mendu ata, realizimi i sulmeve terroriste në Bruksel, do ta prekte edhe “arkitekturën e Europës, BE’n dhe NATO’n”, raporton Republika.info.

The Guardian shkruen se në atë takim asht fol edhe për potencialin e gjeneratës së re të xhihadit, e integrueme nga 25 mijë luftarë, të cilët kanë kalu nepër Siri dhe Irak.

Këto informata perkojnë me ato të Europolit mbi numrin e xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Ndërkaq e keqja e kësaj asht se zinxhiri i rrjetit asht i integruem nga xhihadistët që janë trajnu dhe kanë luftu në Siri dhe Irak dhe që janë kthye ose pritet të kthehen në vendet e tyne të origjinës.

Simbas drejtorit të Europolit, përdorimi i internetit si mjet për radikalizmin dhe rekrutimin e të rijve luftarë, ka çue te rritja e celulave të shumta nepër vende të ndryshme europiane.

“Rreziku i atentateve asht shumë i madh, ndërkaq na duhet t’i dyfishojmë forcat dhe përkushtimin tonë”, thotë drejtori i Europolit, Rob Wainwright.