‘The Guardian’: Maqedonia dhe Greqia afër marrëveshjes për emnin

Gazeta e njohun britanike ”The Guardian” shkruen se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çashtjes 27 vjeçare të emnit të shtetit të Maqedonisë.

Simbas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhanë nga Kryeministri Zoran Zaev, mbas vizitës së tij në Bruksel.

”E di që nëse kemi marrëdhanie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë nji zgjidhje asht e mundshme”, citohet të ketë thanë Zaevi.

Ma tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për media së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frigën e tyne për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.

”The Guardian” konsideron se Zaevi ka nji qëndrim më pajtues rreth kësaj çashtje, tue shtue se ndonji emër i mundshëm mundet me përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka me realizue sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.