The Guardian: Prishtina në mesin e qyteteve ma madhështore n’Europë

“The Guardian” ka renditë kryeqytetin e Kosovës në mesin e qyteteve ma madhështore n’Europë.

Prishtina asht rendit në mesin e Kotorit të Malit të Zi, Plovdiv e Bullgarisë, Pula Kroaci, Palanda Lituani, Ohrid Maqedoni, Alesund Norvegji, Ceret Kina, Tirana Shqipni etj, ndër vendet ma të bukura n’Europë.

“Kryeqyteti europian Prishtina ende në radarin turistik.

Statuja e Bill Clinton asht vlerësue si nji nga statujat ma tërheqëse, por muzeu etnografik ka me të vërtetë vlerë për shijen e kulturës kosovare, po ashtu ka edhe disa rrugë të ngushta dhe lagjet tradicionale turke për me eksplorue”, thuhet në shkrimin e The Guardian.

“Kafeja asht e mrekullueshme, Prishtina ka makiaton ma të mirë në botë, dhe kuzhina asht ma tepër e ndikueme nga shqiptarët.

Por nga prania e madhe e OKB’s dhe BE’s atje janë të pashmangshme restorantet dhe klubet e natës.

Mund të provoni ushqime tradicionale turke. Për strehim hotelet kanë (shtretër për fjetje me vetëm 12 euro), stafi asht shumë miqësor.

Në periferi të qytetit asht Parku i Gërmisë, që asht nji vend shumë i mirë për me shijue natyrën, më nji pishinë të hapun dhe restorante”, vijon shkrimin The Guardian.

 

qytetetet

 

2-qyttetete

 

3-qytettet

 

4-qytetetteteteteet