The Huffington Post: Muxhahedinët në Shqipni – rrezik për popullin vendas

“Përpjekjet e Shqipnisë për me reformue dhe forcue sigurinë, institucionet e saj politike, gjyqësore dhe civile mbas viteve të diktaturës, kane me u damtue në mënyrë drastike nëse vendi injoron ose nënvlerëson kërcënimin e paraqitun nga ardhja e muxhahedinëve nga Iraku”.
Kështu e fillon artikullin e tij Këshilltari për strategjitë e Lindjes së Mesme Massoud Kohdabandeh, në “The Huffington Post”.
Simbas tij, Shqipnia pritet me i marrë 3 mijë muxhahedinë gjatë 2016’s, mbasi Presidenti i Rumanisë Traian Bashesku, refuzoi me i strehue ata gjatë 2014’s.
Gjithçka filloi në 2013’n, ku ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton në përpjekje për me i inkurajjue vendet e tjera me e marrë përsipër strehimin e muxhahedinëve, nënshkroi nji marrëveshje me Kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, për me i marrë pak ma shumë se 200 anëtarë të muxhahedinëve irakianë.
Simbas autorit, tashma muxhahedinët kane krijue nji eklavë de facto në vendin tone dhe janë nji potencial për krime në nji vend të njohun për korrupsionin e përhapun dhe krimin e organizuem. Ata mund me ngritë nji kamp stërvitor për terroristët, se deri para pak kohësh ata njiheshin nga Perendimi si grup terrorist, – vazhdon shkrimi.
Por mbasi CIA dhe SHBA nisën me i përdorë për me luftue regjimin në Iran, u bane miq.
“Asht e pamundun me injorue faktin që muxhahedinët janë të radikalizuem në thelbin e tyne. Shumë prej tyne janë trajnue nga Sadam Hysein për akte terroriste”, shkruen “The Huffington Post”.
Autori këshillon autoritetet e vendit me i trajtue muxhahedinët si individë e jo si grup, e kjo për me shmang ngritjen e nji mase terroriste në vend.