The Independent: Kosova e 5’ta në botë për nga numri i luftarëve në ISIS

Simbas nji statistike për vitin 2015, të nxjerrë nga prestigjiozja britanike The Independent, për vendet në botë nga kanë shkue ma s’shumti me luftue përkrahë grupit terrorist ISIS, Kosova radhitet e pesta në listë.

Independent ka nxjerrë statistikë për pjesëtarët e huej që luftojnë krahë ISIS’it, tue e radhite kështu Kosovën në vendin e pestë për vitin 2015 me 83 luftarë, përcjellë Rrokum.

Në vendin e parë asht Jordani me 315 persona. Në vendin e dytë vjen Tunizia, Arabia Saudite, ndërsa e treta asht Bosnja dhe Hercegovina me 92 luftëtarë që u larguen nga vendi për të luftue me ISIS’in.

As Shqipnia nuk mungon në këtë listë, tue u radhite kështu e 7’ta me rend.

Vendet me ma s’paku persona që shkuen me luftue krahë grupit terrorist janë, Kuvajti dhe Franca, me 18 persona gjatë vitit 2015.