“The National Interest”: Lufta në mes të SHBA dhe Rusisë gati…

Vendosmënia e Perendimit që me pengue ndikimin rus në rajone të cilat kanë qenë nën ndikimin e ish Bashkimit Sovjetik në shekullin e kaluem, paraqet nji politikë shumë acaruese, shkruen revista amerikane “The National Interest”.

Përveç Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, nji prej aleatëve të Rusisë ishte edhe Serbia, shkruen revista, transmeton gazetametro.net.

“Në këtë apo në atë masë, krejt këto vende janë subjekt i planeve të Perëndimit, të cilat përfshijnë edhe iniciativat serioze të SHBA në copëtimin e Serbisë dhe futjen e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, thekson autori i tekstit, Robert Merry.

Lufta në mes të Perëndimit dhe Rusisë duket se asht e pashmangshme mbasi që Rusia asht deklarue se nuk ka me lejue me qenë e rrethueme me fqijtë, të cilët nuk i ka aleatë ushtarakë, pretendon autori, tue përkujtue se çka ka ndërmarrë ajo në Gjeorgji, gjegjësisht në Ukrainën perendimore.