The New York Times citon Ajnishahe Halimin

ajnishahe halimi-roll

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Ajnishahe Halimi, që kishte fitue çmimin për guxim qytetarie në vitin 2010, u citue sot nga gazeta ma e madhe amerikane “The New York Times”, që kishte kontribue për dëbimin e nji imami radikal nga komuna e Skenderajit.

New York Times ka çdo ditë nga nji citat të zgjedhun, ndërsa sot ata kanë vendos një citat të Ajnishahe Halimit në të cilin thuhet: “Njerëzit kishin nevoja, s’mbeti kush pa iu bashkue atyne”.

Ky citat i referohet të gjithë personave që iu kishin bashkue imamit radikal për shkak të gjendjes së randë sociale në këtë qytet.

Po ashtu në artikullin e New York Timës thuhet se “Ajnishahe Halimi, politikane në Kosovën tolerante, ku ndihma saudite shpesh ka ardhe me bishta, si kërkesa për të me mbajte perçe apo për me marrë pjesë në predikime në xhami”.

Ndërsa duhet kujtue se Ajnishahe Halimi, kishte fitue Çmimin për Guxim Qytetar në vitin 2010, nga Lëvizja FOL.

Ajnishahe Halimi kishte nise peticion për mbylljen e xhamisë në Marinë të Skenderajt, xhami e cila dyshohej se po shfrytëzohej për aktivitet të shoqatës “Rahma/Mercy” nga imami i saj Xhemajl (Kastriot)Duka.

Ishin keto aktivitete, të cilat ngjallen dyshime te aktivistet për të drejtat e njeriut, të cilët përmes nji peticioni, kishin kërkue mbylljen e xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës, kërkesë qe u shndërrue ma mbas në vendim të Kuvendit Komunal me 2 Mars të vitit 2012.

thenewyorktimes