‘The Sun’ e nxinë Shqipninë!

policesun

Shqipnia vazhdon me qene në qendër të vemendjes së mbështetësve të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Gazeta britanike “The Sun”, shkruen se futja e Shqipnisë në BE do ta bante ma të lehtë futjen e kriminelave në Britaninë e Madhe.

Simbas artikullit, 10 përqind e të denuemve në burgjet britanike janë shqiptarë dhe statistika bazohet te radhët e të denuemve nga kontinenti europian.
Artikulli nis me arrestimin e nji 21 vjeçari shqiptar, i cili ka arrite me hy në Britaninë e Madhe, pamvarësisht se ishte largue nga autoritetet vendase.

Ai mendohet se ka hy dy javë ma heret, me dokumente të falsifikueme të identifikimit.

Bahet fjalë për shtetasin Pashk Koliçaj, i cili asht arrestue me drogë në vlerën prej 1.5 milionë eurove.

Gazeta kujton deklaratat e javës së shkueme të ministres së Mbrendshme, Theresa May, e cila megjithëse nuk mbështet daljen e Britanisë nga BE, paralajmëroi se anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në BE do të sjellë vetëm probleme për Unionin, tue përmend këtu Shqipninë.

Udhëheqësi Brexit (daljes së Britanisë nga BE) ministri i Drejtësisë, Michael Gove, paralajmëron se radhët e gangsterave shqiptarë në Britani kaner me u shtue mbas anëtarësimit të Shqipnisë në BE.