“The Telegraph” zbulon problemin e BE’s me vizat pak para vendimit për Kosovën

vizatelegraf

127 milionë qytetarët nga Turqia, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia që do të perfitojnë nga liberalizimi i vizave, simbas nji hulumtimi të bamë nga “The Telegraph” mund thjesht të zhduken sepse Bashkimi Europian nuk ka nji sistem për të zbulue vizitorët që tejkalojnë kohën e qendrimit në vendet e BE’s.

Komisioni Europian pritet sot të rekomandojë dhanien e të drejtave për të levizë pa viza për 75 milionë qytetarët e Turqisë, si pjesë e nji marrëveshje mes BE’s dhe Ankarasë për të sistemue emigrantët sirian.

Planet janë që rekomandim për liberalizim të vizave të jepet edhe për 52 milionë qytetarë nga Ukraina, Kosova dhe Gjeorgjia në bazë të nji kufizimi radikal për këto shtete.

BE planifikon të vendos nji numër të caktuem të qytetarëve që kerkojnë azil, e nëse ai numër tejkalohet BE të ketë të drejtë ta suspendoj liberalizimin e vizave.

Qytetarët e këtyne vendeve mund të qendrojnë në zonën Shengen ( që nuk përfshihet Britania) për 90 ditë si vizitë turistike ose 180 ditë për biznis.

BE simbas gazetës britanike e ka pranue se nuk ka nji mënyrë sistematike që identifikon nëse qytetarët e këtyne vendeve e tejkalojnë qendrimin e tyne n’Europë.

BE pret që mbas liberalizimit të vizave për këto shtete të pres mbi 250 mijë njerëz çdo vit si vizitor të vendeve europiane.