The Wall Street Journal: BE shtyen vizat, Gjermania e shqetësueme nga terrorizmi

Shpresat për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Kosovën që Bashkimi Europian me aprovue lëvizjen pa viza në këtë verë janë shtye, mbas disa shqetësimeve të reja që janë ngritë nga shtetet anëtare.

Gjermania ka shprehë shqetësimin e saj në lidhje me krimin e organizuem të bandave gjeorgjiane, ndërsa ndikim ka edhe rritja e frigës nga terrorizmi.

The Wall Street Journal raporton se zyrtarët e BE’s kanë thanë se Shtatori asht koha ma e hershme që BE’ja dhe Parlamenti Europian mundet me arritë marrëveshje për dhanien e vizave për miliona qytetarë të këtyne shteteve.

Në javët e kalueme Komisioni Europian kishte rekomandue që me u heqë vizat për Kosovën, Turqinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.