Thellohet miqësia Amerikë -Turqi

Në takimin e parë kry më kry të mbajtun të Martën në Washington, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai amerikan Donald Trump kanë premtue se kanë  me qetësue tensionet të cilët janë paraqitë në mes të dy aleatëve, të shkaktuem para se gjithash me përkrahjen amerikane milicisë së kurdëve sirian.

Marrëdhaniet e këtyne dy vendeve i kanë quejt të shkëlqyeshme, kanë lajmërue agjencitë.

Erdogani ka arritë në Shtëpi të Bardhë tue kundërshtue armatimin amerikan të milicisë kurde (YPG), të cilën e konsideron dorë e zgjatun e Partisë Punëtore të Kurdistanit si dhe me kërkesë për ekstradim të Fethulah Gulen’it i cili jeton në SHBA e të cilin e konsideron përgjegjës për tentim të grusht-shtetit vitin e kaluem.

Megjithatë, dy zyrtarë vendet e të cilëve janë aleat historik mbrenda NATO’s shprehën marrëdhanie të mira tue premtue forcimin e partneritetit strategjik.