Themelohet Konferenca e Rektorëve të universiteteve publike në vend

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë vendim me themelue Konferencën e Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të naltë.

Konferenca e Rektorëve do të jetë organ këshillëdhënës, që do ta ndihmojë MAShT-in në orientimet e politikave programore të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), në planifikimin, kordinimin, dhe harmonizimin e planit buxhetor të këtyre institucioneve me Departamentin e Arsimit të Lartë, caktimin e kritereve për formulën e financimit të IAL në bazë të përmormancës së treguar, funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të informatave në institucioneve arsimore. Kjo trupë do të ndihmojë, po ashtu, edhe në harmonizimin i IAL dhe MAShT në planifikimin për numrin e regjistrimeve të reja të studentëve, orientimin e bursave studimore për studentët dhe aspektet tjera organizative të përgjegjësive të përbashkëta”, thuhet në kumtesë.