Themelohet Unioni. Thirrje për depolitizimin e studentëve

Në hapjen e punimeve të mbledhjes konsultative për themelimin e Unionit të Studentëve, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kishte fjalë të mira për nismën e Ministrisë që drejton, derisa u kërkoi studentëve që me e lanë anasht politikën e me iu kthye agjendës akademike.

Ndërsa profesori nga Salzburgu, Peter Eckl, foli për vështirsitë që ka hasë gjatë asistencës së tij për me themelue Unionin e Studentëve.

Ai tha se ka ardhë në Kosovë që nga viti 2005 dhe gjatë punës në Ministrinë e Arsimit ka qenë i përfshimë në 2 projekte për përmirsimin e cilësisë së Arsimit në kolegjet Private. Por simbas tij, detyra ma sfiduese ka qenë themelimi i Unionit të Studentëve, e kjo për shkak se politika asht e përfshime në institucionet arsimore.