Themelorja denon gjilanasin me 3 vjet burgim, për pjesëmarrje në ISIS

Gjykata Themelore në Gjilan, ka njoftue se e ka dënue me 3 vjet burg të akuzuemin F.B., për veprën penale – organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur Aktgjykimin PKR.40/2016. Pas pranimit të fajësisë në tërësi nga i akuzuari F. B., trupi gjykues e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite. I akuzuari F. B., shqiptar, shtetas i Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 17 shkurt 2015, i’u ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila organizatë është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara. Duke ju bashkuar kësaj organizate i akuzuari, ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës”, thuhet në njoftim.

I akuzuemi denimin ka me vuejt mbas plotfuqishmënisë së këtij aktgjykimi, ndërsa prej sot masa e paraburgimit i ndërpritet.