Thirrja e Pacollit për PAN’in

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ftue koalicionin PAN qe me propozue sa ma parë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Dy partitë opozitare, simbas tij, e dijnë se ky post i takon PAN’it.

Pacolli asht pyete nëse kane me mbështete me votë Kadri Veselin për kryeparlamentar, por ka refuzue të tregojë saktësisht.

“Vota e çdo deputeti asht pasuni shpirtnore dhe askush nuk ka të drejtë me paragjykue. Asht gabim qe ata të mos e propozojnë kandidatin. I ftoj sa ma parë për me i krye veprimet e tyne në mënyre qe deputetët të kenë mundësi të votojnë”, ka thanë Pacolli në nji intervistë për televizionin publik.

Bllokada, simbas tij, asht të pala fituese e zgjedhjeve.