TIK’u mundet me ndryshue ritmin e zhvillimit ekonomik

MZHE asht në proces të promovimit të konceptit të ekonomisë digjitale.

Po mundohemi që në kuadër të përgjegjësive që kemi me ngritë profilin e sektorit të TIK-ut në nji nivel, i cili ndoshta nuk ka qenë aq i shpërndamë në shoqninë tonë, ka deklarue Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë nji vizite që i bani sot Kompanisë ‘Fingermarket’ në Prishtinë, që ofron shërbime online, ku u prit nga drejtuesi e saj.

Stavileci ma tej theksoi se, MZHE asht në proces të promovimit të konceptit të ekonomisë digjitale, ekonomi kjo që bazohet në tri elemente; dije, shkathtësi dhe kreativitet.

“Na mendojmë që, sektori i TIK-ut, mundet me ndryshue ritmin e zhvillimit ekonomik, sepse ban ndryshime edhe në shumë degë të tjera të ekonomisë. Ideja e digjitalizimit të bizneseve, e digjitalizimit të shërbimeve asht tepër e randësishme, sepse në këtë mënyrë ua mundësoni atyne nji vlerë të shtueme të kostos operative, njëherit mundëson që bizneset me qenë sa ma afër konsumatorëve që kanë”, ka thanë ministri Stavileci.

Shperndaje në: