Tim Judah: Askush s’e don zgjanimin tash!

Publicisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, e ka konsideru “si katastrofik”vendimin e britanikëve për dalje nga Bashkimi Europian.

Në nji bisedë për Radion Europa e Lirë, Judah tha se çashtja e zgjanimit të BE’s në kushtet e këtilla asht “jorelevante”.

“Kjo çfarë ka ndodh asht vërtet katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nuk do të thotë vetëm largim nga Bashkimi Europian, por edhe ndamje e vetë Britanisë, sepse Skocia tash vërtet ka me u largue.

Kjo asht keq edhe për pjesën tjetër të Europës, sepse ka me inkurajue forcat nacionaliste dhe mundet me çue në shperbamje të matejshme të BE’s.”

“Mendoj se çashtja e zgjanimit të BE’s në këto kushte bahet jorelevante. Askush nuk do të dëshironte zgjanimin në këtë periudhë dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të fundit”, tha Judah.

Ai shtoi se nuk asht i befasuem me rezultatin, mbasi, simbas tij, duhet marrë parasysh frustrimin me dekada të opinionit britanik.