Timja e jep lajmin: Ramushi ka nis negociatat për Qeverinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka ba me dije se kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i ka nis negociatat për krijimin e Qeverisë së re.

Kadriaj në nji deklaratë për Epokën e re ka thanë se mbas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka të drejtën për krijimin e Qeverisë së re.