Tiranë, 35-vjeçari qellon me armë 3 vllazën!

Mëngjesin e sotëm nji 35-vjeçar ka qëllue me armë në drejtim të tre personave, vllazën me njani-tjetrin.

Simbas policisë, ngjarja ka ndodhë rreth orës 07:35 në rrugën “Sadik Petrela”

Policia ka thanë se me marrjen e njoftimit, asht mund të vihet në pranga në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë numër 4, 35-vjeçari Leonard Kaçaniku.

Ai ka qëllue gjatë nji konflikti me 3 vllaznit K. B, 38 vjet, Sh. B, 34 vjet dhe E. B, 36 vjet.

Personit ju gjetë nji armë tip “Beretë”, me të cilën dyshohet se ka qëllue 2 herë në drejtim të tre vllazënve.
Grupi hetimor në vendngjarje për momentin ka gjetë nji gezhojë.