Tiranë: Mbi 30 të arrestuem në protestën për Parkun e Liqenit

Ka përfundue me përplasje dhe të arrestuem protesta e qytetarëve te Parku i Liqenit, e mbështetun nga Partia Demokratike.

Gjatë përpjekjes për heqjen e telave dhe ndërhymjes së efektivëve, humbën ndjenjat dy persona, dhe u lënduen lehte tri police femna.

 

30 të rinj të FRPD’s po mbahen të ndaluem, mbasi u shoqënuen në komisariat bashkë me kreun e P’s – dega 9, Nriçim Babasi.

parku
Babasi bashkë me deputetin democrat Flamur Noka, u përleshëm me policët gjatë shoqnimit për në komisariat.

parku1

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e cilësoi këtë si nji akt banditesk. Ai bashkë me aktivistë të djathtë kanë shkue afër Drejtorisë së Policisë për me kërkue sqarime. Mësohet se të arrestuemit akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike.

parku2
Përndryshe, sot e disa javë shoqnia civile po proteston kundër ndërtimit të kandit të lojnave te Parku i Liqenit, ndërsa sot kjo protestë asht inicue nga PD.

parku3