Tjetër alarm vjen nga Korea e Veriut. Qe çka pritet me ndodh nesër

Korea e Veriut mundet me lshue nji tjetër raketë ballistike ndërkontinentale ditën e nesërme më 9 Shtator.

Kështu thotë kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Nak-yon.

Pretendimi vjen mbasi ditën e nesërme shteti komunist feston Ditën e Themelimit të Republikës së Koresë së Veriut.

Para nji viti, në këtë datë, Korea Veriore bani testin e pestë bërthamor.

Kësaj radhe, Kim Jong, testimin e gjashtë bërthamor e bani para do dite.

Shteti komunist deklaroi se testoi me sukses nji bombë me hidrogjen, shumë herë ma e fuqishme se nji bombë atomike.