Tmerr në avionin e linjës Tiranë­-Munich, goditet nga rrufeja n’hava

Nji avion i linjës Tiranë¬Munich, i nisun mbramë nga aeroporti Nanë Tereza, asht goditë nga rrufeja n’hava.

Mësohet se avioni asht nisë nga Rinasi mbasditen e djeshme, ndërsa gjatë kohës që ka qenë në fluturim rrufeja asht shkarkue mbi të, tue e goditë në pjesën e përparme.

Përballë kësaj situate, avioni ka ba ulje të detyrueme në aeroportin e Lubjanës në Slloveni.

Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktue panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasë lëndime në njerëz.

Pasagjerët kanë lanë avionin në Ljubjanë dhe nga aty kanë udhëtue me nji avion tjetër në drejtim të Munich’ut.