Tmerr në Durrës, vdesin trenjakët 3-vjet nga zjarri në banesë

Nji tragjedi e randë ka trondit Durrësin para pak minutave.

Simbas policisë, rreth orës 17:30 nji banesë në Rromanat asht përfshi nga flakët, i cili u ka marrë jetën 3 fëmive të mitun që ndodheshin mbrenda.

Simbas të dhanave, viktimat janë trenjakë të moshës 3-vjeçare.

“Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.

Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Shperndaje në: