Togerja nga FSK del e para në nji nga garat ma të forta ushtarake në botë

Sot në Kroaci u mbajt ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit ma të mirë për vitin 2016, e cila asht mbajt për dy ditë në poligonin ushtarak “Gjakovo”, në Grubisnjo-Polje të Kroacisë.

Në këtë garë, në konkurrencën e femnave, Toger Manushaqe Nura doli në vendin e parë dhe u nderue me medalje.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit ma të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, asht nji ndër garat ushtarake ma të forta në botë.

Simbas nji komunikate të FSK’s, në këtë garë ushtarake kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO’s, dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë.

FSK-në e kanë përfaqësuar tre pjesëtarë të saj: Toger Manushaqe Nura dhe Tetarët Binak Podrimçaku dhe Feti Pronaj. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë, si dhe i kanë kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake. Pjesëmarrësit nga Kroacia, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë,ndërsa pjesëmarrësit nga shtetet e NATO-s, dhe ato partnere, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtarë, për të dy gjinitë.Edhe kësaj here, në garën ndërkombëtare, FSK-ja u dallua me performancën e saj të shkëlqyeshme, duke dëshmuar me përgatitjen e lartë profesionale dhe të barabartë me pjesëmarrësit e shteteve të NATO-s dhe atyre ndërkombëtar. Kështu, në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje, ndërsa në konkurrencën ndërkombëtare mjaftë të fortë të meshkujve, Tetar Binak Podrimqaku zuri vendin e tretë, ndërsa, Tetari Feti Pronaj të 13-tin, në konkurrencën ndërkombëtarëve”, thuhet në komunikatën e FSK.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit ma të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë u mbajt, me 11 dhe 12 Maj.

Për FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi, ky është edhe një sukses jashtëzakonisht i madh, kur kihet parasysh konkurrencën e fortë të pjesëmarrësve ndërkombëtare. Kjo dëshmoi se FSK-ja, ishte e barabartë profesionalisht me ushtritë pjesëmarrëse në përzgjedhjen e ushtarit më të mirë në Kroaci për vitin 2016”, thuhet në komunikatë.

togerja