Tomas Gnocch i BE’s shokon me këtë deklaratë për burgjet e Kosovës!

Kontrabanda dhe korrupcioni nëpër burgje të Kosovës asht evidente dhe këto janë raportue edhe në Raportin e Progresit për Kosovën.

Kështu vlerësoi përfaqësuesi i Komisionit Europian, Tomas Gnocch sot në konferencën për promovimin e Veprimit “Përmisimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut e të burgosunve në Kosovë”.

Gnocch vlerësoi se trajtimi i të burgosunve duhet të jetë në nivel ma të naltë si për nga shëndeti dhe tortura.

Drejtori i Qendrës Korrektuese, Sokol Zogaj, tha se projektet e BE’s për burgjet e Kosovës ka nji rëndësi të madhe.

Ai veçoi se trajtimi i të burgosunve bahet gjithnji tue respektue të drejtat e njeriut.

Edhe zavendës-ministri i Shendetësisë, Izet Sadiku theksoi se për gjendjen shendetësore ndaj të burgosunve, MSh ka veprue karshi praktikave ma të mira nga vendet ma demokratike.

Behxhet Shala nga KMDLNj theksoi se nga monitorimet që ka ba Kosova ka nji gjendje ma të mirë nëpër burgje krahasue me vendet e rajonit.