Tomë Gashi: Dëbimi nga Kosova i Sekretarit të Vetëvendosjes – i paligjshëm

Vendimi për largimin me forcë nga Kosova të sekretarit të VV’s, Boiken Abazit, mbi 3 javë ma parë asht kryekëput i paligjshem.

Kështu ka deklarue përsëri sot, avokati i tij Tomë Gashi, mbas dorëzimit të nji ankese në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për të Huejt, në Ministrinë e Mbrendshme.

Gashi hodhi poshtë edhe arsyet që Drejtoria për Migrim ka pasë parasysh gjatë largimit të Boiken Abazit.

Madje, ai këtë largim e krahasoi me kohën e diktatorëve ma të mëdhaj.

Ai shtoi se e gjithë kjo çashtje po bahet për qëllime politike, sepse simbas tij, tashma ka nji luftë të hapun mes pozitës dhe opozitës.

Avokati shpreson se Komisioni ka me e marrë parasysh ankesën e tij, mbasi si tha, ka prova të mjaftueshme për këtë.