Tome Gashi deklaron se ne Kosove pergjohen edhe Kryeministri e Presidenti

Azem Syla me ka thane se ka komunikue me zyrtaret e EULEX menjihere mbas bastisjes dhe i ka kallxue se asht i gatshem me u kthye ne Kosove e me u ballafaque me pretendimet e prokurorit, – tha avokati Tome Gashi ne Rrokum Rroll rreth lajmeve per deputetin e PDK’s Azem Syla.

“Ata ose nuk i dijne punet e veta…ose dojne me humbe punen e 9 mije policeve te Kosoves”, tha ai dhe shtroi pyetjen, qysh mendon EULEX me i krye hetimet kur kane kohe veç 2 muej.

“Pse nuk i kane krye edhe hetimet tjera qe i kane mbete mbrenda kesaj periudhe”, shtoi ai.

“Po komunikoj si me ty … une e di se ata po na ndigjojne e na folim. Pergjimet jane elektronike, jo si ne shekullin e kaluem”, u gjegj Gashi kur u pyet qysh ka fole kur e ka dijte qe asht i pergjuem.

Gashi tha se tane emnat publik pergjohen ne Kosove, jo per emnat e tyne, por per detyren dhe funkcionin qe e kane.

Tue i permend daljet publike te Syles ne ditet e fundit, Gashi tha se kjo u ba per me thane se nuk po munden me permbylle rastin sa kane kohe, dhe se me kete kane me kerkue me ju zgjate mandati.

Gashi tha se EULEX ne rastin Syla e poshtnoi Policine dhe Prokurorine e Kosoves.

Ne fund krejt, Gashi tha se nuk i pelqejne misionet e hueja ne Kosove.

“Dikur na duhemi me u rrite e me ec vet, jo me na udheheq gjthmone dikush per dore”, tha nder te tjera Gashi.