Avokati Gashi kerkon kthimin e Boiken Abazi

Avokati Tomë Gashi përmes nji postimi në Facebook, ka ba të ditun se ka me ba ankesë kundër urdhnit për largim me forcë nga Policia e Kosovës ndaj antarit të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendojse, Boiken Abazi.

Në rrjetin social Facebook, Gashi ka ba publike ankesën drejtuem Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, konkretisht Drejtorisë për Migrim dhe të Huej në Policinë e Kosovës.

Lexone postimin e plotë:
Ankesa kunder urdherit per largim me force nga policija e Kosoves te zotni BOIKEN ABAZI, antar i kryesis se levizjes ”VETVENDOSJE”
AVOKAT – LAËYER
TOMË (VIKTOR) GASHI
Oda e Avokatëve të Kosovës / Kosova Chamber of Advocates
Sheshi “Nënë Tereza” Rr./str. Rexhep Luci Nr. 1 Kati- I – mbi Kino ABC -PRISHTINË
Tel & Fax : + 381 38 22 81 72, Mob: +377 44 11 82 92
E-mail: [email protected]
REPUBLIKA E KOSOVËS
Qeveria
Ministria e Punëve të Brendshme
Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës
Numri i References 011/2016, datë 16.03.2016
PËR: Komisionin për shqyrtimin e ankesave për të huajtë
NGA: Tomë GASHI, avokat i z.Boiken ABAZI, siaps autorizimit të datës 17.03.2016
Kundër urdhërit për largim me forcë lëshuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës Nr.i referencës 011/2016, datë 16.03.2016, në cilësinë e përfaqësuesit juridik të z.Boiken Abazi nga Tirana-Shqipëria në afat ligjor paraqes këtë :
A N K E S Ë
Për shkak të :
– aplikimit të gabueshëm dhe të qëllimshëm të dispozitave të Ligjit për të Huaj 04/L-219
– aplikimit të gabueshëm dhe të qëllimshëm të dispozitave të Udhëzimit Administrativ të MPB-së
Nr. 09/2014
– vërtetimit të gabueshëm dhe të qëllimshëm të gjendjes faktike
– zbatimit të gabueshëm dhe të qëllimshëm të së drjetës materiale dhe
P R O P O Z O J
Që Komisioni për shqyrtimin e ankesave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës të aprovoj ankesen time, të anuloj në tërësi urdhërin për largim me forcë të z.Boiken Abazi nga Tirana-Shqipëria.
Të anuloj në tërësi urdhërin për largim me forcë të z.Boiken Abazi me ndalim të ri hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë kohore prej 2 (dy) vitesh.
Të anuloj plotëfuqishmërinë e këtij urdhëri për largim me forcë në ditën e nënshkrimit të tij nga personi i panjohur pa emër dhe mbiemër i cili urdhërin për largim me forcë të z.Boiken Abazi e ka nënshkruar për Drejtorin e Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj më 16.03.2016, e i cili do të duhej të identifikohej me emër dhe mbiemër si Zyrtarë apo Drejtor i kësaj Drejtorije, spese kemi të bëjmë me dokument publik e jo me dokument të shërbimeve sekrete apo urdhër politik nga urdhërdhënës të panjohur të cilët urdhërin në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e nënshkruajn “për” Drejtorin e Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj.
A R S Y E T I M
Me urdhërin e lartëshënuar nën numrin dhe datën e lartëshënuar për largimin me forcë ndaj z.Boiken Abazi Republika e Kosovës -Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës ka dëbuar nga territori i Republikës së Kosovës në zonen neutrale në mes të Kosovës dhe Shqipërisë z.Boiken Abazi-Zyrtarë i lartë, Anëtarë i kryesisë dhe Sekretar për mardhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Të njejtin e ka larguar me forcë nga territori i Republikës së Kosovës më 16.03.2016 paraparakisht duke e arrestuar nga oficer në rroba civile përballë zyreve qendrore në Prishtinë të Lëvizjës Vetëvendosje.
Të njejtit i është shqiptuar edhe urdhëri për largim me forcë dhe ndalimi i ri hyrjes së z.Boiken Abazi në territorin e Republikës së Kosovës në një periudhë kohore prej 2(dy) vitesh.
Me të njejtin urdhër Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës e ka bërë të plotëfuqishëm urdhërin për largimin e z.Boiken Abazi me forcë, edhe pse në atë urdhër si këshillë juridike është shënuar se ai ka të drejtë që të ushtrojë ankesë Komisionit për shqyrtimin e ankesave për të huaj brenda afatit prej 8 ditësh.
Të gjitha këto veprime jurdike janë bërë qëllimishtë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, në kundërshtim me dispozitat e Udhëzimit administrativ të MPB-së për një arsyje të vetme se z.Boiken Abazi është Zyrtarë i lartë, Anëtarë i kryesisë dhe Sekretar për mardhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Nuk është e vërtetë se për z.Boiken Abazi nuk ka të dhëna për hyrjen e tij të ligjshme në Republikën e Kosovës pas daljes së tij nga terriotri i Republikës së Kosovës për në Shqipëri më datën 03.02.2016, ngase është e pakontestueshme se ai së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës –Deputeten e Lëvizjës Vetëvendosje znj.Aida Dërguti nga Shqipëria për në Kosovë në vendkalim të Vërmicës ka hyer në mënyrë të ligjshme edhe pas datës 03.02.2016.
Është çështje tjetër se për çfarë arsyje Policia e Kosovës ka mund qëllimisht apo rastësisht të mos e regjistroj hyrjen e tij në vendkalim në sistemin SIPK.
Nuk është e vërtetë se kundër z.Boiken Abazit janë duke u udhëhequr pesë raste penale për vepra të ndryshme penale të kryera siaps urdhërit për largimin me forcë në territorin e Republikës së Kosovës.
Sikur kjo të ishte e vërtetë atëherë personi që e ka nënshkruar urdhërin për largim me forcë në emër të Drejtorit të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj do të duhej të përgjigjej penalisht, sespe në vend që sipas dispozitave të Kodit të Procedures Penale ai të detyrohej të qëndronte në Kosovë deri në përfundimin e plotëfuqishëm të pesë rasteve penale, ai është dëbuar nga territori i Republikës së Kosovës dhe është bërë faktikisht i paarritshëm për sistemin juridik të Kosovës.
Këtë të pavërtetë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës të nesermen më 17.03.2016 tentoj ta përmisoj duke deklarauar se ndaj z.Boiken Abazit nuk udhëheqet asnjë proceurë penale dhe se sipas tij ka qenë gabim teknik i shkruar në urdhërin për largimin me forcë të tij.
Nuk është e vërtetë dhe është skandalose, është edhe fyerje për të gjithë shqiptarët se pa asnjë bazë në urdhërin për largim me forcë është konstatuar se një prej arsyjeve të dëbimit të tij nga territori i RKS-së është se sipas urdhërit : “ prania e tij përbën kërcënim për rendin dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ky konstatim nuk dihet nga ka ardhur përveç se mund të jetë urdhër direkt nga politika zyrtare e kualicionit qeveritar.
Përveç që ky konstatim është i pavërtetë dhe fyesë për z.Boiken Abazi, për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për secilin shqipëtarë kudo që të jetë me këtë ankesë duam të i’a rikujtojmë Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës që të merret seriozisht me deportimin-largimin nga territori i Republikës së Kosovës të qindra dhe ndoshta mijëra krimineleve serb nga Serbia që në veriun e Kosovës të armatosur dhe me uniforma të llojllojshme (civilna zastita etj) rrezikojn dhe kërcënojnë rendin dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës që 16 vite, duke vrarë qindra shqiptarë, duke dëbuar më tepër se 12 mijë shqiptarë nga viti 1999 deri më sot, dhe duke e vrarë edhe Policin e Kosovës të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, të cilin për ta minimizuar mllefin e popullit shqiptarë të Kosovës Presidenja e Kosovës e shpalli hero të Kosovës pas vrasjes së tij nga paramilitarët sërb nga Serbia në aksionin e dështuar për rikthimin e pikave të djegura kufitare 1 dhe 31 të kufirit të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë.
Sikur zyrtarët e Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës të guxonin të zbatonin ligjin fillmisht do të merreshin me serbët nga Serbia që e kanë okupuar veriun e Kosovë me rreth 25 % të territorit të përgjithshëm të Kosovës dhe pastaj ndoshta do të duhej të merreshin edhe me mijëra turq të cilët qëndrojnë ilegalisht në Kosovë për shkak të ekonomisë të turqizuar të Kosovës, dhe ndoshta duhej të merreshin edhe me shumë qytetar të nacionalitetve të tjera nga i gjithë globi të cilët qëndrojnë ilegalisht në Kosovë.
Z.Boiken Abazi është dëbuar me forcë nga Kosova pa paraljmërim, pa asnjë procedurë ligjore siç është paraparë me ligjin dhe Udhëzimin administrativ të lartëshënuar, i njejti nuk është paralajmruar për mundësin e largimit të tij me forcë, atij nuk i është dërguar thirrje e rregullt për të dhënë sqarime në MPB, atij nuk i është mundësuar që të ankohet kundër urdhërit për largim me forcë duke pritur në Kosovë epilogun e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për të huaj, atij nuk i është mundësuar që të qëndroj në Kosovë, që pas refuzimit eventual të ankesës së tij të paraqet MPB-ja –Drejtoria për Migrim dhe të Huaj fletëparaqitje për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, atij nuk i është mundësuar që të presë vendimin e Gjykatës, atij nuk i është dhënë e drejta që të ketë avokat.
Z.Boiken Abazi është dëbuar me forcë nga territori i RKS-së duke u dërguar në shoqërim të Policisë së Kosovës në zonen neutrale mes Kosovës dhe Shqipërisë. Atë nuk e kanë lejuar të marrë as veshjet –rrobat, as dokumentet dhe gjësendet personale, ai është trajtuar si person i rrëzikshëm edhe pse në urdhër për largimin me forcë të tij nuk shkruhet se për çfarë arsyje ai përbënë rrezik për rendin dhe sigurinë shtetrore të Republikës së Kosovës.
Duke mos përmendur Nene përkatëse të cilat do të duhej ti dinte Drejtoria për Migrim dhe të Huaj pranë Policisë së Kosovës dhe të cilat do të duhej ti aplikonte me mirëbesim dhe jo duke zbatuar urdhëra politik, ne i propozojmë Komisionit për shqyrtimin e ankesave për të huajtë pranë kësaj Drejtorije që këtë ankesë ta aprovoj si të bazuar dhe të vendos sipas propzoimeve të lartë shënuara.
Me respekt,
Tomë GASHI
Prishtinë, 18.03.2016