Tomë Gashi: EULEX bani skandal me Azem Sylen

Avokati i ish-deputetit të PDK’s Azem Syla, Tomë Gashi në nji konferencë të mbajtun për media ka thanë Syla nuk ka ikë këto dy ditë.

Simbas tij, EULEX’i ka qenë ai që ka ba skandal tue deklarue se edhe dhetë ditë para bastisjes nuk e ka gjet në Kosovë.

“Syla ka dhanë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe sot ka ardh me dhanë deklaratë.

Ai si ka thanë ka qenë në pushim në Shqipni dhe përmes familjarëve e ka marr vesh se po kerkohet.

N’ora 14:00 do të dorëzohet te gjyqtari.

Prokuroria ka kerkue nji muej paraburgim për te sepse pretendon se ka arsyet e veta ligjore.

Në letrën që na asht dhanë thuhet se ka rrezik të ikjes.

Syla deri tash nuk ka dhanë asnji deklaratë sepse as nuk asht kerkue nga ai.

Procedura asht hap në vitin 2014 mirëpo askush simbas dispozitave të reja ligjore nuk e din a asht nën hetime.

Rastin nuk e randon mosparaqitja që dy ditë në Kosovë.

Ai nuk ka ik por ka qenë skandal i vet EULEX’it që ka deklarue se edhe 10 ditë para bastisjes nuk e ka gjet në Kosovë”, ka thanë Gashi para mediave.