Tome Gashi: Hashim Thaçi nuk mundet me ndrrue vet vulen e Presidentit me flamurin e Dardanise

“Gjykata Kushtetuese ka marre aktvendim jo aktgjykim”, tha avokati i njoftun Tome Gashi ne Rrokum Roll.

“Vendimi asht krejtesisht politik, sepse kjo gjykate asht e politizueme njajte si gati krejt gjykatat tjera”, theksoi ai, tue e permend rastin e ish-Presidentit Pacolli dhe Sejdiu.

Gashi shtoi se opozita ma nuk mundet me drejtue çashtjen prape ne Kushtetueses, se qysh tha ai, asht vendim juridik.

“Gjithçka asht e mbyllun juridikisht, ndersa politikisht asht gjithçka e hapun. Aspekti politik mundet me i qartesue gjanat”.

“Mbas flamurit kuq e zi, asht ai flamur qe me pelqen ma se shumti. Thaçi s’mundet me ndryshe vulen e Presidences me flamurin e Dardanise, sepse Presidenca s’asht shtepia e tij. Flamuri mundet me u ndryshue, por jo se don Presidenti, por kur te vendos Parlamenti”, tha Gashi rreth faktit qe ne ftesat per inaugurimin e Thaçit s’asht vula me flamurin e Presidentit historik Ibrahim Rugova.

E se a ka me marre pjese ne ceremonine e inaugurimit te Thaçit President, Gashi tha se nuk ka marre ftese, tue shtue, “nuk me duhet ftesa, se s’me mbetet marak qe nuk marre pjese”.

“Asht kampanje e ndonji femie te PDK’s, s’asht serioze”, tha lidhun me falsifikim e ftesave te ceremonise se Thaçit.

Ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a kishte me e mbrojte Thaçin nese kishte me u akuzue nga Specialja, ai tha, “po more, me gjith qejf. Jo veç Thaçin, por krejt ata qe mujn me shkue ne Hage per akuza”.

“Jane pague shtepite botuese per mos me botue librin e Carla del Pontes ne gjuhen shqipe, liber qe i damton ma se shumti shqiptaret”, sqaroi nder tjera avokati.

Tue i kallxue arsyet e vendimit per sekretarine VV’s Boiken Abazi, Gashi tha se MPB nuk ka dhane kurfare argumenti per ato qe i ka shkrue ne vendim.

“Ky asht veç nji vendim politik. Ankesa ime si avokat, normal ka qene e ashper”, tha krejt ne fund Gashi, tue kallxue se çka ka shkrue ne ankesen e tij.