Tomë Gashi kallxon kur merret vendimi për Sylen!

toma

Tomë Gashi, avokat i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, i akuzuem për krim t’organizuem, Azem Syla, ka thanë se vendimi për mbajtjen në paraburgim, apo për mbrojtje në liri të klientit të tij pritet të merret sot.

Përmes nji postimi në Facebook, Gashi ka thanë se ende nuk asht njoftue për orën e saktë, por posa ta ketë këtë informatë, atë ka me jau dhanë mediave.

“Vendimi i gjyqtares do të meret n’orët e vona, të mbasdites apo sot në mbramje, momentin qe gjykata do me lajmeroj per kohen do informoj gazetaret”, ka shkrue Gashi në Facebook.