Tomë Gashi lutet me ardhë Albini në pushtet me u ba ministër i tij!

Avokati Tomë Gashi, ka thanë se deportimi i sekretarit për Marrëdhanie me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, asht veprim i papranueshëm, mbasi nuk ka bazë ligjore.

Gashi ka theksu se ky veprim asht fyes për të gjithë shqiptarët, dhe i tillë që as regjimi pushtues i Serbisë nuk e ka përdor, njofton Klan Kosova.

“Na kemi ardh në nji situatë ku shqiptarët paraqesin rrezikshmëni për shqiptarët simbas shtetit të Kosovës”, tha Gashi.

Në debat me Luan Duhanaj, nga Fraksion Plus, Gashi ka thanë se shpreson që Vetëvendosja ta marrë së shpejti pushtetin në Kosovë.

“Ishalla vjen Albini në pushtet, sa ma shpejtë… ndoshta bahem ministër i tij”, ka theksue nder të tjera Gashi.