Tome Gashi sqaron se a munden me shkue rastet Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe Azem Syla ne Gjykaten Speciale ne Hage

Neser fillon seanca ne Gjykaten e Apelit per shkak te ankeses se mbrojtjes, ky asht rasti Drenica 1, neser fillon seanca per rastin 1 e per rastin 2 mbahet me te 16 Maj”, tha si i ftuem ne Rrokum Roll, avokati i njoftun Tome Gashi.

Gashi edhe njihere theksoi se Selimi e Lushtaku duhet te ishin shpalle te pafajshem se qysh tha ai, nuk ka pase prova.

Ai vazhdoi tue kallxue se Sylejman Selimi u akuzue e u denue pa e dit as emnin e viktimes per te cilin akuzohet.

“Ka pase prova qe ai person ka probleme mentale”, tha ai, tue shtue se mbrojtja e ka te veshtire me ushtrue punen e tyne per shkak te standardeve te drejtesise ne vendin tone.

“Gjykata e Apelit e ka rastin me rregullue padrejtesine qe e ka ba, tue marre vendim te drejte kesaj here edhe pse ka shume kohe qe ata e kaluen ne paraburgim, e jane rreth 2 vjet”.

Ai ose ka qene ushtar i UCK’s ose ka qene koloboracion i Serbise, tha Gashi rreth deklaratave te fundit per Azem Sylen, tue shtue se nuk mundet me i pase te dyja.

Gashi tha se tue e akuzue Sylen, gjyqtaret e EULEX po dojne me i mbulue deshtimet e tyne.