Tony Blair: Britania mundet me qëndrue në BE

Britania mundet me qendrue në BE në qoftë se opinioni publik spostohet, thotë Tony Blair.

Tony Blair ka deklarue se ka ende nji mundësi që Britania mundet me qëndrue në BE, në qoftë se opinioni publik ndërron në vitet e ardhshme.

Ish-kryeministri tha për nji radio franceze se njerëzit kanë të drejtë për me i ndryshue mendjet e tyne mbi rezultatin e referendumit te Qershorit.

Tue folë ‘French radio station Europe 1‘, Blair tha se ishte e mundun që Mbretnia e Bashkueme me u largue nga BE’ja, por asht e mundun edhe me qendrue ne te, transmeton Rrokum.TV

Në këtë moment, sot, ajo nuk asht e mundshme, por debati vazhdon dhe unë besoj se asht e mundun “, tha Blair.